Rama, vizitë në Kazakistan - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bashkëpunimi ekonomik mes Shqipërisë dhe Kazakistanit është në fokus të vizitës dy ditore që kryeministri Rama po zhvillon në Astana. Gjatë qëndrimit në kryeqytetin Kazak, zoti Rama u takua me Presidentin Nursultan Nazarbajev, me të cilin diskutoi për turizmin, infrastrukturën dhe transportin, si dhe për naftën e gazin natyror, pasi Kazakistani është një ndër prodhuesit më të mëdhenj në botë.Shefi i ekzekutivit shqiptar e vuri theksin në gatishmërinë e qeverisë për të mirëpritur investitorë nga Kazakistani në këto fusha. Dy liderët diskutuan edhe për rëndësinë e harmonisë fetare që ekziston në Shqipëri dhe nevojën për ta promovuar këtë frymë bashkëjetese në të gjithë rajonin e Ballkanit. Presidenti Nazarbayev iu përgjigj pozitivisht ftesës së Kryeministrit Rama për të vizituar së shpejti Shqipërinë.Më pas, kryeministri Rama pati një bisedë edhe me homologun e tij, kryeministrin e Kazakistanit Karim Masimov, ku sërish u fol për marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve. Në fund të takimit u firmos edhe një marrëveshje dypalëshe mirëkuptimi për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. Gjatë takimeve në Astana, kryeministri Rama shoqërohej nga numri dy i qeverisë, Niko Peleshi, si dhe nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli.