Topi në "Debat Plus", flet për SHISH e reformat - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish-presidenti Bamir Topi komentoi zhvillimet e fundit politike në vend, duke mos kursyer kritikat në adresë të qeverisë dhe të presidencës. I ftuar në studion e "Debat Plus", ish-kreu i shtetit, aktualisht kryetar i Frymës së Re Demokratike tha se mazhoranca dhe opozita duhet të arrijnë konsensusin për reformën territoriale, por nëse ajo mungon, duhet vepruar sipas kushtetutës.Duke folur për përplasjen mes presidentit Nishani dhe ministres së Mbrojtjes, Topi tha se çdo komunikim duhet bërë në mënyrë institucionale.Ish-presidenti e quan të pamundur ndryshimin e kreut të shërbimit sekret pa vullnetin e presidentit.Sondazhi i institutit Italian "Piepoli", u risoll edhe një herë në vëmendjen e publikut, ku një muaj para zgjedhjeve elektorale të 2013, e vendoste FRD-në në kuotën e 85 mijë votave në rang kombëtar e ku në fakt mori vetëm 30 mijë, ndërkohë në qarkun e Tiranës e vendoste në nivelin e 26 mijë votave, ku FRD mori rreth 10 mijë.