Mundësohet përgjimi, Nga dhjetori regjistrohet kodi IMEI i celularëve në doganë

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Duke filluar nga java e parë e dhjetorit, të gjithë telefonat celularë që do të futen në doganat shqiptare duhet të regjistrojnë numrin IMEI të tyre, që mundëson përgjimin e celularëve.
Ky detyrim ligjor është përcaktuar në nenin 54/1 të ligjit për procedurat tatimore, që është botuar tashmë në Fletoren zyrtare.
Ky detyrim vlen jo vetëm për importuesit e apartëtve celularë, por edhe për të gjithë qytetarët, që blejnë një telefon celular, ku krahas taksës nëse aparati kalon vlerën e 20 mijë lekëve të reja, duhet të bëjnë edhe regjistrimin e numrit IMEI.
Ligji përcakton se në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve do të krijohet baza e të dhënave me numrat IMEI të telefonave celularë.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/nga-dhjetori-regjistrohet-kodi-imei-i-celulareve-ne-dogane/

Recommended