Gurgdhëndësi, profesioni më i kërkuar - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është Gëzim Pajollari nga fshati Gjonbabas i Korçës, vetëm disa kilometra larg nga Voskopoja. Banorët e këtij fshati janë gurgdhendës të njohur për punimet e tyre deri në Stambollin e largët në monumente të tilla si xhamia blu etj. Gëzimi është një prej atyre që e ka trashëguar këtë zanat brez pas brezi nga të parët e tij. Kur ka përfunduar klasën e tetë së bashku me babain ka marrë rrugën e kurbetit dhe ka punuar në Greqi për 17 vjet rresht si gurgdhendës. Në vendin fqinj ai ka realizuar punime në gur të cilat kanë çuditur grekët. Kohët e fundit ai është kthyer në Shqipëri dhe ai punon sa në Korçë, Tiranë dhe qytete të tjera të vendit, ku punimet e tij të kthyera në art, janë shumë të kërkuara. Të gdhendësh gurin sipas tij dhe ta bësh të flasë, nuk është diçka rutinë, por është një art që kërkon mjeshtri të veçantë. 35-vjeçari më tepër se të merret me mure guri të gdhendura me mjeshtëri, është marrë edhe me vepra të tjera, duke e kthyer gurin në art. Pjesa më e madhe e banorëve të fshatrave në komunën Lekas janë larguar nga zona, për t'u vendosur së pari në disa qytete të Greqisë, por pothuajse të gjithë janë rikthyer në vendlindje. Kudo ku kanë shkuar ata kanë pasur me vete, çekan e mistri, vegla pune të cilat i kanë të trashëguara nga të parët. Sepse, Gjonbabasit ashtu si dhe banorët e tjerë të kësaj krahine të njohur, punën e gurgdhendësit e bëjnë më mirë se çdo gjë tjetër.

Recommended