Mes lokalit dhe shtëpisë, mënyrat për të festuar Vitin e Ri - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nata e ndërrimit të viteve për në shqiptaret është një feste tradicionale e cila kalohet pranë familjes! Por vitet e fundit, tradita ka marre një forme të re, ku festa ndahet mes tryezës së shtëpisë dhe lokaleve! Por kjo tendence të paktën për këtë fundvit duket se nuk po përkrahet masivisht. Menaxheret e lokaleve dhe restoranteve shprehen se prenotimet kanë rëne në raport me një vit më parë dhe shkak është gjendja financiare. Por vitet e fundit të festuarit ka shfaqur një tjetër tendencë. Pas mesnatës shqiptarët po kthehen në frekuentues të rregullt të bareve, çka ka bërë që të ketë një standard çmimi prej 5 mijë lekësh për person, me pije pa limit. Nga ana tjetër, ka një kategori familjesh që nuk i ndahen festimit në restorante. Megjithe pamundësitë financiare, si gjithnjë ka një pakicë që zgjedh të festojë jashtë vendit, kryesisht në vendet fqinje apo edhe në kryeqytetet europiane. Por edhe në këtë zgjedhje dominojnë ofertat e lira.

Recommended