Eleminohet Albano Bogdo nga "Dancing with the Stars" - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nuk e ka pasur të lehtë të vendosë kryetari i jurisë së "Dancing with the Stars", Ilir Shaqiri, se kë duhet të çonte në shtëpi mbrëmjen e të hënës! Por, mes dy konkurrenteve vip më pak të votuar, këngëtares nga Kosova Flaka Krelani dhe aktorit të "Apartamentit 2XL" Albano Bogdos, sfida është përkthyer në humbje për këtë të fundit. Edhe pse Shaqiri kërkoi që të dy personazhet vip të "Dance Off-it" të qëndronin në garë pavarësisht pikëve të marra, produksioni nuk fali. Pavarësisht largimit të Albanos nga puntata e mbrëmjes së shkuar, produksioni zbuloi se për 5 të eleminuarit ka endë shpresë. Një votim u çel për ta në fund të spektaklit, i cili do të jetë i hapur përgjatë gjithë javës, duke berë që në mbrëmjen e radhës, dy më të votuarit t'i rikthehen garës së "Dancing 4". Spektakli si gjithmonë ka gjetur formula të ndryshme për t'i sjellë vipat siç nuk i kemi parë ndonjëherë. Ata kane performuar në zhanret tashmë traditë të "Dancing", por me këngët hit të viteve '80, kërcime që janë shoqëruar edhe me veshjet e realizuara enkas nga Ardi Asllani. Pas garës në etapën e parë, yjet i janë rikthyer të gjithë skenës në një kërcim të lirë, ku performanca më e mirë u zgjodh ajo e Aulona Mustës, duke e vlerësuar atë me pikët maksimale. Javën që vjen, "Dancing with the Stars" do të vije në ekranin e Vizion Plus, të martën, një puntatë speciale kjo në mbrëmjen e Krishtlindjeve.