Euralius: Nëse nuk pini kafe me shefin e mafias s’keni pse shqetësoheni- Ora News

  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vijojnë konsultimet publike në lidhje me reformën në sistemin e drejtësisë. Ambasadorja Romana Vlahutin duke nënvizuar se reforma është hap i panegociueshëm për anëtarësimin e Shqipërisë në familjen e Bashkimit Europian u ndal tek kontrolli i pasurisë miliona euroshe të disa gjyqtarëve. Për këtë arsye procedura e kontrollit është në zemër të kësaj reforme tha ajo duke shtuar se reforma duhet të jetë e fortë dhe të krijojë kuadrin ligjor më të mirë institucional dhe ndarjen e qartë të kompetencave. Në mënyrë që të ketë hetime serioze, ndjekje penale të krimeve të rënda në të gjitha nivelet e mundshme. Edhe ambasadori i Francës nënvizoi nevojën e reformës në drejtësi. Shefi i EURALIUS tha se gjyqtarët duhet ta justifikojnë pasurinë.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/vlahutin-gjyqtare-me-page-te-vogel-por-me-pasuri-miliona-euroshe-e-pashpjegueshme/

Recommended