Shembja e pallatit me tritol - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Godina 5-katëshe që ndodhet në hyrje të fushës së Qytetit Studenti, zone e përcaktuar si vendi ku do të ndërtohet kampusi i Universitetit te Tiranës, është shembur përmes shpërthimeve te kontrolluara me tritol. E gjithë zona ka qene e rrethuar qe prej orëve te para te mëngjesit e kështu vazhdon te jete, për te shmangur çdo incident. Pjesa fundore e ndërtesës ishte rrethuar me rrjete ne mënyre qe te shmangej shpërndarja e copave te betonit. Me herët policia beri te ditur se forcat e Xhenjos kishin vendosur 250 kallëpe me lende plasëse. Një pjese e kësaj godine pa leje ishte ngritur me nxitim për tre muaj, gjatë fushatës zgjedhore të 23 qershorit. Pas pezullimit të punimeve, policia e shtetit dhe inspektorati kombëtar ndërtimor rrethuan vendosen prishjen e saj, ndërsa pronaret pretenduan se kishin dokumentet e pronësisë për tre kate.

Recommended