Search
Library
Log in
Watch fullscreen
6 years ago

Davutoglu, vizitë në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania
VizionPlusAlbania
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tirana dhe Ankaraja zyrtare kane rikonfirmuar vendosjen e një partneriteti strategjik mes tyre. Aq te forta do te jene këto lidhje, sa Ministri i Jashtëm turk Ahmet Davutoglu i ndodhur ne Tirane për një vizite dy ditore, i foli për mbledhje te përbashkëta qeverish ne takimin me homologun shqiptar, Ditmir Bushatit. Ministri Bushati tha se shume shpejt kjo marrëdhënie e re me Turqinë do të formalizohet, pasi tashme nuk ka asnjë dyshim se vendi mik është një aleat strategjik. Gjate ditës, kryediplomati turk është takuar me kryeministrin Edi Rama, e me pas me kryetarin e parlamentit Meta si dhe me presidentin Nishani. Në traditën e politikës së jashtme shqiptare të mbi 20 viteve të fundit, partnerë strategjikë tanët janë konsideruar SHBA, Italia dhe Greqia. Por pas vizitës se Rames ne Stamboll ne datën 3 gusht, Turqia u përfshi ne këtë liste. Ky vend i madh dhe me një histori marrëdhëniesh komplekse me Shqipërinë, nuk është konsideruar zyrtarisht si një partner strategjik, ndonëse klima e bashkëpunimit ka qene gjithnjë pozitive. Me këtë qëndrim te ri te Tiranës zyrtare, kryeministri Rama premton te sjelle një ere te re marrëdhëniesh, duke synuar qe te përfitoje sa me shume ndihma, sidomos ne ekonomi.

Browse more videos

Browse more videos