Tregu i barnave serish ne kaos - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rikthehet debati i pullës se dyte ne ilaçe. Pas urdhrit për tregtimin e te gjitha barnave me këtë pulle dhe informacionit për tërheqje te qeverise nga ky vendim, sot situata është përmbysur serish. Nje urdhër i fundit te Ministrisë se Shëndetësisë, qe detyron çdo importues qe te vendose pullën fiskale ne vendin e origjinës, ka krijuar kaos ne këtë treg. Ky vendim i cili mban datën 12 gusht, nga ministri Halim Kosova detyron qendrën e kontrollit te barnave te mos pranoje asnjë dosje për regjistrim te ilaçeve, pa patur me pare deklaratën qe fabrika është e gatshme, te vendose pullën. Urdhri i farmacistit, tregon efektet qe do te këtë ky vendim,qe rrezikon te bllokoje tregun, e te shkaktoje mungesa për shume paciente e për disa barna. I pyetur për këtë çështje, Ministri i Shëndetësisë, Halim Kosova pranon se  vendimi është marre me qellim mbrojtjen e pacienteve, duke i garantuar atyre origjinën e ilaçit te përdorur. Vendosja e pullës fiskale ne barna pritet te ketë një kosto, qe do te paguhet nga çdo pacient. Nga ana tjetër edhe për kompanitë importuese, ka kosto shtese pasi duhet te dërgoje ne fabrikën prodhuese ne mënyre te njëpasnjëshme pullat fiskale me qellim përmbushjen e këtij detyrimi. Sipas urdhrit te farmacisteve transporti për një zarf kushton deri ne 40 euro. Aktualisht çdo importues pajiset me një pulle siguri nga qendra e kontrollit te barnave, por qeveria ka vendosur qe kjo pulle te vendoset ne vendin e origjinës.
Recommended