News Edition in Albanian Language - Vizion Plus - Hyperloop, projekti i trenit super të shpejtë

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

Miliarderi i faqes se pagesave online, Paypal, Elon Musk, ka publikuar planet e tij për një sistem revolucionar transporti, te quajtur "Hyperloop", qe mund te realizoje një distance prej 608 kilometrash, nga Los Anxheles ne San Francisko për vetëm 30 minuta. Pasagjeret futen neper kabina alumini, te montuar ne kolona te shkëputura nga toka, ne një lartësi 45 deri ne 90 metra dhe me pas udhëtojnë përmes tubave prej çeliku, për te arritur një shpejtësi deri ne 1287 km/h përmes presionit te ajrit. miliarderi, i cili ka gjithashtu ne pronësi firmën e makinave elektrike Tesla dhe kompaninë hapësinore Space X, thotë se sistemi mund te ndërtohet për një vlere me te ulet se ajo e një linje hekurudhore super te shpejte. Musk deklaron se ka nisur te punojë per këtë projekt, pas publikimit te planeve per ndërtimin e nje linje hekurudhore qe do te lidhe Los Anxheles me San Franciskon, me trena qe udhëtojnë deri ne 210 km/h, duke e cilësuar ate si zhgënjyes. Mmiliarderi deklaron se Hyperloop do te jete nje zgjidhje praktike per distance deri ne 1600 kilometra, per udhëtime me te gjata do te ishte me mire zgjedhja e avionit. Ne baze te projektit, Musk parashikon se vlera e investimit per versionin per transport pasagjeresh shkon deri ne 4 miliarde dollarë, ndërsa per versionin qe përfshin edhe transport mallrash apo makinash nevojiten 5.3 miliardë dollarë. Sipas tij, për realizimin e një linje te tille transporti nevojiten 7 deri ne 10 vjet.

Recommended