Gjirokastër, ujërat e zeza nëpër rrugë - Vizion Plus - News, Lajme

  • 9 years ago
Kjo është situata në lagjen 18 të qytetit të Gjirokastrës dhe në banesat pranë konviktit të djemve. Ujërat e zeza kohë pas kohe dalin në sipërfaqe dhe derdhen rrugëve. Por muajt e fundit gjendja është përkeqësuar edhe më shumë pasi ujërat nuk janë tërhequr për shkak të bllokimit të kanalizimeve. Me rritjen e temperaturave era e rëndë dhe prania e insekteve janë bërë të padurueshme për banorët dhe kërcënuese për shëndetin e tyre. Shkak për këtë situatë sipas drejtorit të Ujësjellës-Kanalizimeve është amortizimi i rrjetit. Dashamir Qeli thotë se me mundësitë financiare që ka ndërmarrja është bërë ndërhyrje e pjesshme në rrjet, por zgjidhja përfundimtare është ndërtimi i një rrjeti të ri. Jo vetëm banorët e dy lagjeve të qytetit rrezikohen nga ujërat e zeza. Pranë lagjes 18 funksionon tregu i fruta-perimeve dhe produkteve blegtorale. Rrugët e tij përshkohen nga ujërat e zeza, duke shtuar rrezikun e kontaminimit të produkteve ushqimore.

This is the situation in the district of Gjirokastra 18 and in boarding houses near the boys. Sewage occasionally emerge and flow paths. But in recent months the situation has deteriorated further since the waters are not withdrawn due to blockage of the sewer. With increasing temperatures, heavy wind and the presence of insects have become unbearable for residents and threatening their health. Due to this situation by the Director of Water and Sewerage network is sinking. Cells DASHAMIR says the financial opportunities that the enterprise has become part of the network intrusion, but the ultimate solution is to build a new network. Not only residents of two city neighborhoods threatened by sewage. Near the market operates 18 neighborhood vegetable and animal products. Roads are permeated by sewage, increasing the risk of contamination of food products.