Ndarja e "tortës" qeveritare - Vizion Plus - News, Lajme

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://www.facebook.com/vizionplustvpage
https://twitter.com/VizionPlusTV

Kryeministri i zgjedhur Edi Rama, do të shpallë javën e ardhshme emrat e rinj të kabinetit qeverisës, ministra të cilët do të jenë të alternuar dhe me emrat e LSI. Burime te PS për Vizion Plus sqaruan se pas shpalljes së strukturës së re qeverisëse, në 5 gusht do të jetë momenti kur Rama dhe Meta, do ti japin dorën e fundit emrave të ministrave të rinj për 16 dikasteret, 3 ministrat pa portofol dhe zv/kryeministrin. Dhe pse shume emra tashmë të vendosur e të tjerë duke u diskutuar, ajo që po shkon drejt finalizimit, është se LSI do te drejtojë katër ministri ndërsa do të ketë dhe një ministër pa portofol. Burimet sqaruan se e sigurt është se do jene ato ministri ku LSI nuk ka bashkeqeverisur me demokratet, duke lënë të hapur rrugën për ministrinë e Bujqësisë ose te Mbrojtjes, ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit dhe Integrimin, ndërsa diskutohet edhe ministria e Drejtësisë. Kabineti i ri qeverisës, do të ketë një numër të lartë të pranisë se femrave për të cilën Rama po kujdeset t'i ketë jo vetëm në sektorët kryesore por dhe në ministritë pa portofol. Emra të cilët kanë qenë active dhe në hartimin e programit qeverisës dhe që kanë kontribuar në sektorë kyçe të saj, po diskutohen të jenë ministrat pranë Ramës ne kabinetin e shtatorit. E sigurt është që kushdo deputet qe do të përzgjidhet si ministër, do të lerë mandatin. Dikastere si ato të ministrisë se Brendshme, Ekonomise, Arsimit, ministria e Jashtme apo dhe Shëndetësia do te mbahen nga socialistet, ndërsa po diskutohet që ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinise t'i jepet aleateve te PBDNJ. Posti i zv/kryeministrit do te mbahet nga PS ndërsa një numër zv/ministrash do t'i jepen aleateve. Fillimi i gushtit do te jetë vendimtar dhe për shpalljen e programit qeverisës, që aktualisht është në duart e Edi Ramës dhe Ilir Metës. Ekspertet kanë dorëzuar draft programin për 300 ditëshin e parë të qeverisjes, ndërsa Rama pritet ta shpallë këto dite para mediave.

Rama elected Prime Minister, will announce next week the names of the new cabinet government, ministers who will be alternated with the names of SMI. Resources for Vision Plus SP explained that after the announcement of the new government on 5 August will be the moment when Rama and Meta, will give the final touch names new ministers for 16 ministries, three deputy ministers without portfolio and / Prime. And though many names already established and others being discussed, what are you going to finalization, is that SMI will conduct four ministries and while there will be a minister without portfolio. Sources explained that for sure is that there will be those ministries where SMI has not cohabiting with the Democrats, leaving the way open for the Ministry of Agriculture or Defense, Ministry of Urban Development and Tourism and Integration and the Ministry of Justice discussed. Cabinet of the new government, will have a high number o...

Recommended