Reshjet, viktimë në Dibër, probleme në gjithë vendin - Ora News- Lajmi i fundit

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Reshjet e shiut të shoqëruara me erëra të forta kanë përfshirë gjithë vendin prej mbrëmjes së djeshme duke shkaktuar një të rënduar në disa zona të vendit: Me përmbytje nga uji, mungesë energjie elektrike, dëmtime të urave, bllokime rrugësh për shkak të inerteve etj. Përveç vështirësive të krijuara, kanë dëmtuar në disa raste pasurinë apo bizneset e shtetasve. Në Dibër u shënua viktima e parë. Pezullohet lundrimi në detin Adriatik, ndërsa energjia është pezulluar në disa zona.
Ndërsa në Tiranë reshjet kanë përmbytur disa lagje. Dhe autostrada Tiranë- Durrës është prekur nga përmbytjet duke shkaktuar trafik të rënduar
Probleme më të rënda janë konstatuar në Fushë-Krujë përkatësisht në fshatrat Zezë, Tapizë, Nikël pati fryrje të lumit Zezë, i cili depërtoi në disa banesa në dy lagjet e fshatit Zezë, që janë pranë lumit. Me urdhër të Ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri janë mbledhur Shtabet e Emergjencave në çdo Prefekturë, të cilat po ndjekin dhe monitorojnë situatën në vazhdimësi.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/shqiperia-perfshihet-nga-stuhi-me-ere-e-shi-pezullohet-lundrimi/

Recommended