Trafikimi i Drogës në Durrës, pritet zgjerimi i rrjetit dhe arrestime të tjera

  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia e Shtetit dhe organi i hetimit pritet të zgjerojnë rrethin e personave të implikuar në rrjetin e drogës, të zbuluar ditën e shtunë në Durrës.
Burimet bëjnë me dije se bashkë me vijimin e hetimeve priten të tjera arrestime, ndërsa hetimet pritet që të nxjerrin se kultivuesit dhe transportuesit e kësaj drogë ndodhen edhe jashtë kufijve shqiptarë.
Prokuroria për Krimet e Rënda e ka tashmë të vërtetuar se kanabisi i bllokuar në këtë punishte droge kishte destinacion shtetin fqinj Italinë. Prokuroria që ka zhvilluar hetime për muaj të tërë ka tashmë në duart e saj tabulatet telefonike për grupin e strukturuar kriminal.
5 nga 7 personat e arrestuar në operacionin me emrin ?Kordinata? rezultojnë të jenë biznemenë, pronarë kompanish nafte dhe lokalesh në Shqipëri, madje dhe në Itali.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/trafikimi-i-droges-ne-durres-pritet-zgjerimi-i-rrjetit-dhe-arrestime-te-tjera/

Recommended