Përmbytje në Vlorë , Lagje të tëra nën ujë dhe mungesë e energjisë elektrike

  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Reshjet e shiut që kanë përfshire qytetin e Vlorës kanë shkaktuar përmbytje në shumë zona. Akse rrugore të tëra u bënë të pakalueshme të shtunën, pasi niveli i ujit kaloi 40 cm në rrugë.
Zona të tëra janë gjendur të përmbytura si zona e Skelës, lagjet ?Pavarësia?, ?Isa Boletini?, ?1 Maji?, ?24 Maji?, ?28 Nëntori? etj. Kalimi i këmbësore përgjatë mbrëmjes së të shtunës ishte i pamundur dhe i vështirë edhe për automjetet.
Problemet më të mëdha janë regjistruar në periferi si pasojë e mungesës së infrastrukturës. Shkak i këtyre përmbytjeve veç sasisë së madhe të shiut janë edhe kanalizimet terësisht të bllokuara.
Në gjithe rrethin e Vlorës ka pasur dhe vijon të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona.


Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/gjanica-permbyt-shtepi-dhe-biznese-ne-fier-lagje-te-tera-nen-uje-dhe-ne-vlore/

Recommended