Vrau kreun e FNSH, RENEA ekzekuton pas 12 orëve autorin

  • 9 years ago
SHKODËR - Pas rreth 12 orëve ?luftë?, forcat RENEA kanë qëlluar për vdekje autorin e vrasjes së komandantit të njësisë së Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës Simon Gjeta. 52-vjeçari Ruzhdi Arishta u ekzekutua rreth orës 07:10 të mëngjesit të së dielës në banesën e tij në kodër të fshatit Obot i Ri në kushtet e mosdorëzimit dhe kundërpërgjigjeve me armë që i bënte thirrjeve të policisë. Thuajse gjatë gjithë natës autori i krimit ka hapur zjarr në mënyrë të vazhdueshme në drejtim të RENEA-s duke mos ju bindur thirrjeve për dorëzim. Efektivët kanë pritur të zbardhë dhe në orën 07:10 minuta në kushtet e ndriçimit të plotë RENEA i ka bërë thirrjen e fundit për vetëdorëzim Ruzhdi Arishtës, por 52-vjeçari nuk është përgjigjur. Në këto kushte forcat e policisë kanë ndërhyrë në banesë. Autori ishte fshehur në aneks të shtëpisë ku jetonte i vetmuar dhe në befasi ka hapur sërish zjarr me breshëri ndaj forcave RENEA. Efektivët i janë kundërpërgjigjur duke e lënë të pajetë 52-vjeçarin Ruzhdi Arishta pas plot 12 orëve shkëmbim zjarri.

Televizioni informativ Report TV ka sjellë ekskluzivisht momentet e ekzekutimit të Ruzhdi Aishtës. Tymi në cepin e banesës një katëshe i përket pikërisht dhomës ku Arishta qëndronte i fshehur, ndërsa në banesë uniformat blu kanë mundur të gjejnë një sasi të konsiderueshme municioni një automatik dhe një pistoletë.

Recommended