Kastriot Islami: Koalicion PS-PD? E pamundur, me probabilitet zero

  • 9 years ago
Kastriot Islami, i cili për 20 vite ka qenë pjesë e Partisë Socialiste ndërsa prej zgjedhjeve të fundit parlamentare është deputeti i Partisë Demokratike, mendon se një koalicion qeverisës mes këtyre dy partive është i pamundur.

?Unë mendoj se politiksht dhe moralisht është i pamundur në këtë moment. Po të kemi parasysh historinë dhe kartën morale të PD, e shikoj gati të pamundur një koalicion mes këtyre dy forcave në këto moment.

Probabilitet pothuajse 0. Një koalicion mes z. Basha dhe z. Rama është me probabilitet 0?, u shpreh Islami.

Madje deputeti i PD-së shtoi më tej se nëse një gjë e tillë do të ndodhte, atëherë shumë shqiptarë do të largoheshin nga vendi në shenjë mospajtimi me këtë gjë.

?Mendoj se kjo moralisht do t?i dështonte shqiptarët dhe do t?i detyronte të largoheshin me shumicë?, tha Islami në një intervistë për ?Shqiptarja.com?.

Islami deklaroi se ka një krizë mes dy aleatëve kryesorë të koalicionit qeverisës dhe sipas tij Rama po e lufton Metën.

?Absolutisht ka një krizë. Merr pak historinë. Çfarë marrëdhëniesh kishin pas 21 janarit. Deklaratat ishin tmerrësisht të rënda. Kishte një video që Rama e shpërndau në të gjithë kancelaritë. Aty shikohet marrëdhënie e Metës dhe Ramën. Z. Rama po mundohet ta luftojë z. Meta?, u shpreh Islami.

Si zgjidhje për këtë situatë të krijuar, Islami jep dy opsione.

?Ka disa opsione që mund të ndodhin. Kam filluar të përvijojë të gjithë opsionet. Ka dy blloqe, këta të ripajtohen sërish dhe të kemi këtë stanjacion. Kjo bukë e thyer që në 2011 e mezi ngjitur në një drekë me ngjala dhe hala. Varianti i dytë është që këta të ndahen?, tha deputeti i PD-së.

I pyetur nëse Islami ka ndonjë inat personal me Ramën, duke e cilësuar kryeministrin ?njeri mediokër? tha se njerëz të tillë nuk mund t?i marrësh inat.

Islami kujtoi dhe një detaj nga reforma zgjedhore e vitit 2009, kur ai ishte një nga strategët kryesorë të Partisë Socialiste.

?Në momentin që bëhej reforma zgjedhor më merrte 10 herë në ditë në telefon, më thuaj ndonjë gjë se kam respekt për inteligjencën tënde?, u shpreh Islami.

Recommended