Ilaçet, shpërthen deputetja e PD ndaj ministrit Beqaj: Je injorant

  • 9 years ago
Ministri i Shëndetësisë është vënë sot përballë akuzave të rënda nga deputet e djathtë të komisionit të çështjeve sociale. Deputetët e Partisë demokratike akuzuan Beqajn për mungesë të ilaçeve si dhe për korrupsion të theksuar në sistemin shëndetësor.

Megjithatë ministri u mbrojt duke thënë se qeveria ka gjetur një sistem shëndetësor të kalbur e se tashmë situate ka ndryshuar ndjeshëm. Referuar kontrollit të barnave, ministri tha se ka një sërë hallkash të cilat i kontrollojnë ato por megjithatë edhe në këtë rast nuk munguan akuzat e opozitës për klientelizëm.

Ja debati në komision:

Beqaj: Nuk ka mungesë ilaçesh në spitale.

Vokshi: Mungojnë 15 ilaçe decizive sot në treg. Në qendra shëndetësore mungojnë shiringat dhe pambuku. A i dini ju këto z. Ministër?

Beqaj: Kjo ishte sjellje e pritshme prej teje si specialiste e ilaçeve firmato.

Vokshi: Vëre në punë Senatoriumin. As nje koronarografi nuk bëhet sot atje. Kam një mesazh që dikush më thotë se ka 3 muaj që nuk merr ilaçin e së ëmës për kancerin.

Beqaj: Kjo historia jote e facebookut është bërë në modë. Si facebooku i Saliut.

Vokshi: S?ta them dot emrin se e heq nga puna. Ju e keni bërë terror dhe diktaturë këtu.

Albina Deda: Mungojnë një sërë ilaçesh..

Beqaj: Nuk mund të dëgjoj broçkullitjet që ke thënë gjithë vitin.

Deda: Injorancë e broçkullitje e kombinuar mirë tek ti. Je strumbullari i gjithë këtyre marrëveshjeve me depot farmaceutike. Pyet se je i vetmi ministër që s?di dhe s?pyet profesorët për vendimet që merr. As modelet që vendosi Nard Ndoka nuk i ruajte dot. Se ti i kapërcen njohuritë e Nardit në shëndetësi.

Recommended