Kontraceptivët, mjekët: Shqiptarët të informuar por s'duan t'i përdorin

  • 9 years ago
Shqiptarët kanë shumë njohuri për prezervativin por shqetësuese për mjekët mbetet hezitimi për ti përdorur ato. Nga raporti më i fundit i Ministrisë së Shëndetësisë ka rezultuar se vetëm 15% e popullsisë përdor masa mbrojtëse gjatë marëdhënieve seksuale.

Kështu shprehet në një intervistë për televizionin tonë mjekia gjinekologe Kozeta Mustafaraj.

?Nuk besoj se ju mungon informacioni sepse në kohët e sotme është e mundur të merret informacioni në shumë mënyra nëpërmjet internetit, nëpërmjet emisioneve, nëpërmjet televizionit në shkolla gjithashtu por është ka të bëjë me mentalitetin shqiptar dhe me mentalitetin në Shqipëri në përgjithësi për të mos i pranuar gjërat e mira dhe pozitive?

Mustafaraj sqaron po ashtu se si pasojë e mospërdorimit të metodave mbrojtëse shfaqen një sërë sëmundjesh e se të rinjtë po zgjedhin gjithmonë e më shumë të bëjnë aborte përmes ilaçeve.

?Mos përdorimi i masave mbrojtëse sigurisht ka dy probleme kryesore e para që është afat gjatë që ka të bëjë më marrjen dhe përfitimin e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme të cilat bëhen burim për probleme të tjera dhe një problem afatshkurtër që është mbetja shtatzënë e gruas e partneres. Janë një çikë më të lehtësuar kohët e fundit me përdorimin e abortit medikamentoz me pilula e kanë marrë më letshëm duke qenë se është një zgjidhje më e mirë me më pak efekte anësore dhe më me kosto të ulët kanë krijuar mentalitetin që nuk ka gjë që ngelem shtatzënë sepse e heq me tableta?-shtoi ajo

Thirrja për të mbrojtur veten por dhe partnerin vjen edhe nga mjekia Kozeta Mustafaraj.

?E rëndësishme është gjithmonë që të ruhet partneri pra të ketë një lidhje monogamike dhe jo të ndryshohen partnerët në mënyrë të herëpashershme dhe nëse lidhja nuk është e qëndrueshme të përdorin gjithmonë prezervativët?-Mustafaraj

Recommended