Sekuestrohet 63 kg hashash, në Sarandë kapet "polumbari", çonte drogë ne not

  • 9 years ago
Sekuestrohet 63 kg kanabis sativa në Korçë dhe Sarandë. Sasia më e madhe e drogës prej 53 kg është kapur në hyrje të qytetit të Korçës, ndërkohë që autorët janë shpallur në kërkim.

Personat, të cilët po transportonin drogën pasi kanë konstatuar policinë kanë braktisur automjetin tip "Hundai", duke arritur që ti shpëtojnë arrestimit.

Blutë e Korçës pasi arritën në vendngjarje sekuestruan sasinë e lëndës narkotike dhe i kaluan materialet për hetime të mëtejshme Prokurorisë.

Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/

Recommended