A1 Report - Edward Snowden kandidohet për çmimin Nobel për Paqen

  • 9 years ago
Edward Snowden është mes 259 kandidatëve në listë për të fituar çmimin Nobel për Paqen. Kandidatura e tij është bërë e mundur falë dy paralamentarëve norvegjezë Snorre Valen dhe Baard Vegar Solhjell. Sipas dy legjislatorëve, deklaratat e Snowden në lidhje me programin e përgjimeve globale amerikane, dhanë një kontribut të madh në transparencën e stabilitetit global.
Nobel Fondation garanton vlefshmërinë e kandidaturës së përzgjedhur nga asamble kombëtare, qeveri dhe gjykata ndërkombëtare, rektorë dhe profesorë universitetesh.
Kandidaturat mund emërohen edhe nga ata që kanë fituar çmimet Nobel më parë dhe nga pjesëtarë të Norwegian Nobel Committee, që administron Çmimin për Paqen.
Edward Snowden është një nga njerëzit kyç të skandalit të PRISM. Nëpërmjet bashkëpunimit me Glenn Greenwald të Guardian, Snowden në qershorin e vitit 2013 nxorri informacione, përsa i përket programit të inteligjencës dhe të spiunazhit të National Security Agency.
Snowden ka qenë i kandiduar edhe vitin e kaluar nga një profesor universitar suedez, por nuk arriti të merrte asnjë çmim pasi në 2013, çimimi për Paqen u fitua nga 'Organizata për ndalimin e Armëve Kimike'. Por aktualisht Edward Snowden është i kërkuar për krime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky element do të merret në konsideratë gjatë zgjedhjes së fituesit të Çmimit për Paqen. Snowden ka fituar disa çmime, në 2013 ka fituar çmimin Whistleblower, çmimin Sam Adams, gjithashtu ka qenë edhe i emëruar si 'personazhi i vitit' nga e përditshmja angleze 'The Guardian'.

Recommended