A1 Report - Reuters: Armët kimike mund të asgjësohen në bregdetin sirian
  • 9 years ago
TIRANE- Procesi për shkatërimin e armëve kimike të Sirisë, mund të bëhet në në det. Këtë gjë e deklarojnë disa burime pranë Organizatës ndërkombëtare, që ka si detyrë shkatërimin e këtij arsenali kimik.

Katër ditë pasi Shqipëria refuzoi kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, diplomatë perëndimorë dhe një funksionar i Organizatës për shkatërimin e armëve kimike që morën pjesë në Konferencën e Hagës u shprehën për Reuters se OPCW (Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike, ONAK në shqip) po konsideron edhe opsionin që procesi të kryehet në det, në një anije, apo një impjant të vendosur në det të hapur.

Funksionari i OPCW nënvizon se mendon që kjo gjë është teknikisht e mundur.

Disa ekspertë të pavarur kanë thënë se edhe shumë shtete të tjerë, në veçanti Japonia, e kanë kryer një proces të tillë në det.

Ky opsion, është marrë në konsideratë, duke parë refuzimin e disa qeverive në botë, siç edhe refuzimi i qeverisë shqiptare, ku pati shumë protesta të cilat kundërshtonin shkatërrimin e armëve kimike në Shqipëri.