Kërcënohet me jetë gazetari i TV A1 Report e Shqiptarja.com

  • 9 years ago
GJIROKASTER- Korrespondenti i Tv A1 Report dhe i Shqiptarja.com Piro Nase në Gjirokastër është kërcënuar me jetë sot në mëngjes nga drejtori teknik i spitalit të Gjirokastrës. Kërcënimi ndodh pasi disa ditë më parë kjo redaksi publikoi një kronikë për problemin e mbetjeve spitalore të cilat hidhen sheshit në ambientet pranë spitalit, pa u shqetësuar për rrezikun që u kanoset shëndetit të qytetarëve.

(ad.ti/shqiptarja.com)